Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, babai i adoleshentes bën denoncim në polici!
Një vajzë 15-vjeçare raportohet se është larguar nga banesa e saj në Tiranë.
Polica bën me dije se babai i adoleshentes, shtetasi me iniciale A. Gj, 42 vjeç, ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e të bijës.
Ndërkohë, blutë vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.
“Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.