Arrestohet shqiptari në Itali! Policia sekuestron 90 kg lëndë narkotike dhe mbi 20 mijë euro cash
Një 39-vjeçar shqiptar dhe një 35-vjeçar rumun kanë rënë në prangat e policisë italiane në Milano, pasi akuzohen për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy emigrantët akuzohen se do të shisnin 90 kg lëndë narkotike marijuanë.
Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike si edhe mbi 20 mijë euro cash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.
Mësohet se policia i gjeti 90 kg lëndë narkotike të fshehura në një kamion që dy emigrantët përdornin.
“Duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios së kamionit, agjentët gjetën pako të shumta marijuane me një peshë totale prej rreth 90 kilogramë”, shkruajnë mediat vendase.