Babai i Jozit flet për lojën e banorit në BBV: Tani po tregon veten e vërtetë
Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar lojën e djalit të tij në “Big Brother VIP”. Në një komunikim me moderatoren e “Fan Club”, Heidi Bacin, ai vlerëson lojën e Jozit pas rikthimit në shtëpi, ndërsa lojën e mëparshme e cilëson të ashpër dhe të gabuar.
“Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran, po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim, Jozin. Me rikthimin, ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak, debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Në pëlqejnë gërricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin, sepse i japin frymë shtëpisë”.
Pjetër Marku ka folur dhe për raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin. “Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë”, shkruan babai i Jozit.
“Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situata brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di që them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”.