Tue, Mar 25, 2025

Berisha në Itali, merr dhuratë një dorezën e kampionit të boksit dhe një shishe shampanje gjatë takimit me autoritetet drejtuese të Napolit

  • PublishedMarch 23, 2025

Berisha në Itali, merr dhuratë një dorezën e kampionit të boksit dhe një shishe shampanje gjatë takimit me autoritetet drejtuese të Napolit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja.

Gjatë këtij takimi, Berisha foli për situatën e emigracionit në Shqipëri, duke theksuar se në periudhën 2014-2022, janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë, ose 45% e popullsisë.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik të Shqipërisë dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në shenjë simbolike të këtij takimi, Kujtim Potja, afaristi shqiptar, i dhuroi Kryetarit të PD, Sali Berisha dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij.

Po ashtu, Potja i dhuroi Berishës edhe një shampanjë me premtimin se do ta hapë në fitoren e 11 majit.