Tue, Mar 25, 2025

EMRI/ I shpallur në kërkim dhe me dy masa sigurie, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë

  • PublishedMarch 23, 2025

EMRI/ I shpallur në kërkim dhe me dy masa sigurie, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë

Një 28 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për dy vepra penale.

Në pranga ka rënë i riu Mikel Zhegu, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Two” në rrugën Ali Demi në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Tëo”.

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në  informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Tëo” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi”  u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.