Fabricio Romano zbulon të ardhmen e Armando Brojës: Çelsi ka shumë respekt për të, në verë…
Eksperti i njohur i merkatos së futbollistëve, Fabricio Romano, ka folur sot edhe për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi është dhënë në huazim nga Çelsi te Evertoni dhe Romano, gjatë një postimi që ka bërë në kanalin e tij YouTube, ka folur për atë që pritet të ndodhë në verë me të.
Sipas tij, Broja është në listën e lojtarëve që Çelsi do të synojë të largojë, pasi nuk e sheh si pjesë të planeve për të ardhmen.
“Armando Broja, Çelsi ka respekt të madh për të, një lojtar që vjen nga akademia, një talent i mirë. Por Çelsi nuk beson te Broja si një lojtar që mund të bëhet pjesë e rëndësishme e skuadrës në të ardhmen. Ndaj unë pres që gjithashtu Broja të jetë në treg”, tha Romano gjatë postimit të tij,
Tani mbetet të shihet nëse e ardhmja e Brojës do të jenë në kampionatin anglez apo në ndonjë kampionat tjetër, pasi interesimi për të edhe jashtë Anglisë nuk mungon.
PANORAMASPORT.AL