Tue, Mar 25, 2025

I humbi jetën vëllai, reagon gazetari Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe ishte i rrethuar nga njerëzit e tij të zemrës

  • PublishedMarch 23, 2025

I humbi jetën vëllai, reagon gazetari Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe ishte i rrethuar nga njerëzit e tij të zemrës

Gazetari Enkel Demi, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ka shkruar për humbjen nga e vëllait të tij, Saimir Demi, i cili ishte gazetar i njohur sportiv.

“I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës”, shkruan Demi.

Sakaq, gazetari sqaron se ditën e nesërme do të bëhen homazhe në hollin e RTSH, e në orën 14:00 (24 mars), do përcjellin të vëllain për në banesën e fundit.

Postimi i Enkel Demit:

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.