Julian Nagelsmann mesazh skuadrës: Dua fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Italisë
Pas triumfi 2-1 në takimin e parë ndaj Italisë, në konferencë për shtyp, tekniku i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, kërkoi fitore edhe në takimin e kthimit.
“Do e mendojmë ndeshjen 0-0. Do përpiqemi të fitojmë në shtëpi. Pres një sfidë të ngjashme me atë të parën. Pres të shohim shumë gjëra nga ato në Milano.
Më kujtohet viti 2006. Nuk jam ende i lumtur që Gjermania nuk fitoi. Megjithatë për mua është më e rëndësishme të flasim për të tashmen dhe jo për të shkuarën. Ne duam të shkruajmë historinë tonë. Nuk kam frikë nga shpejtësia e italianëve. Ne jemi në formë të mirë, jemi vigjilentë. Kemi zgjidhje të mira për këtë përballje.
Nuk kemi vendosur ende për formacionin. Të dyja skuadrat kanë bërë mirë në ndeshjen e parë. Goretzka do të luajë titullar. Ai ishte mirë në mbrojtje dhe në sulm, prandaj do të jetë në fushë”, deklaroi Nagelsmann.