Tue, Mar 25, 2025

Mezani në “luftë me kohën”, tani fillon “malorja” e Bylisit

  • PublishedMarch 23, 2025

Mezani në “luftë me kohën”, tani fillon “malorja” e Bylisit

Në Ballsh fokusi tashmë është përqendruar te finalja e radhës me Tiranën në kampionat.bylissNë sfidën, e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë, mallakastriotët do të kërkojnë që të rikuperojnë pikët e lëna edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar me traditë siç është Tirana, e cila ashtu si Bylisi po lufton për mbijetesën. Në Ballsh u besojnë kualitetit të lojtarëve të tyre, ndërsa ajo që bie në sy është harmonia në skuadër dhe dëshira për rezultat pozitiv e elementit mallakastriot. Në mungesë të ndeshje zyrtare, trajneri Gentian Mezani dhe stafi i tij kanë planifikuar që të zhvillojnë një ndeshje brenda grupit mes lojtarëve që ka në dispozicion.

Kjo për shkak se ekipet e së Parës janë në aktivitet zyrtar në fundjavë. Por ajo që bie në sy është grumbullimi i disa lojtarëve të Bylisit me kombëtaret e vendeve të tyre, ndaj edhe dje janë fokusuar para televizorit për të parë Aurel Markun në debutimin me Shpresat apo dhe Aboubakar Kamaranë në prezantimin me ekipin e Nigerit ndaj Marokut, teksa me U-20 e Ganës është pjesë edhe mesfushori Ofori. Ballshiotët janë në kushte grumbullimi, ndërsa ecuria jo e mirë e takimeve të fundit në kampionat do e detyrojnë Mezanin dhe stafin që të bëjnë lëvizje në 11-she. Jo më kot kanë filluar edhe ndryshimet e skemave në seancat stërvitore.

Presidenti Besnik Kapllanaj po u qëndron afër lojtarëve dhe ka kërkuar medoemos kthesën dhe maksimumin në sfidat e radhës që janë shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë të Bylisit. Skuadra e Mezanit ka një kalendar jo të favorshëm, e megjithatë, fakti që do të luajë tri sfida në shtëpi dhe tri në transfertë, ku mallakastriotët bëjnë llogari që të mposhtin si Egnatian ashtu edhe Vllazninë. Por që më parë duhet të marrin më të mirën ndaj Tiranës, që në Ballsh e konsiderojnë si finale. Sezoni i ballshiotëve luhet në pak javë, por duket se malorja tashmë fillon, pasi janë sfida mjaft delikate.


AlbaniaWeb.net