Tue, Mar 25, 2025

Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë për paqen mes Kievit dhe Moskës! Delegacioni amerikan do të takohet edhe me përfaqësuesit nga Rusia

  • PublishedMarch 23, 2025

Nisin bisedimet SHBA-Ukrainë për paqen mes Kievit dhe Moskës! Delegacioni amerikan do të takohet edhe me përfaqësuesit nga Rusia

Bisedimet mes ukrainasve dhe amerikanëve kanë nisur sot në Riad të Arabisë Saudite, njofton ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov, në prag të takimit që SHBA do të mbajë nesër me Rusinë në Arabinë Saudite.

“Kemi filluar takimin me ekipin amerikan në Riad”, ka shkruar në Facebook Umerov, i cili kryeson delegacionin që udhëtoi nga Kievi për zhvillimin e bisedimeve të shumëpritura.

“Axhenda përfshin propozimin për mbrojtjen e infrastrukturës energjitike dhe objekteve tjera kritike”, sqaroi ai.

“Ne po zbatojmë direktivën e Presidentit të Ukrainës për të afruar një paqe të drejtë dhe për të forcuar sigurinë”, tha kreu i delegacionit ukrainas në postimin e tij.