Tue, Mar 25, 2025

“Presioni te ata, i duhen pikët”, tekniku i Andorrës para Shqipërisë: Kundërshtar që e kemi parë në Europian

  • PublishedMarch 23, 2025

“Presioni te ata, i duhen pikët”, tekniku i Andorrës para Shqipërisë: Kundërshtar që e kemi parë në Europian

Tekniku i Andorrës, Coldo Alvarez dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

“E dimë vështirësinë që ka ndeshja e nesërme, pasi Shqipëria e ka detyrim të marrë pikët, të bëjë një ndeshje të bukur në shtëpi para tifozëve të saj. Është një ndeshje e komplikuar para një ekipi që dominon mbajtjen, që dominon shumë lojën e drejtpërdrejtë, që ka prani edhe në goditjet standarte në aspektin fizik.

Është një ekip që kemi luajtur disa herë, ka shumë lojtarë me talente të ndryshme, shumë cilësi në fazën ofensive, shumë cilësi në lojtarët e krahut dhe shumë punë fizike në aspektin mbrojtës. Kemi shembuj se si ata konkurruan në Europian”, tha Alvarez.


AlbaniaWeb.net