Sat, Mar 29, 2025

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë, detajet e para

  • PublishedMarch 23, 2025

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë, detajet e para

Një shpërthim me eksploziv është shënuar orët e para të mëngjesit në Krujë, ku një automjeti i është vënë lëndë plasëse.

Raportohet se automjeti tip “Opel Corsa”, i përket shtetasit E.K., 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”. Uniformat blu raportojnë se lënda plasëse ka qenë në sasi të vogël, e cila shkaktoi dëme materiale vetëm në pjesën e parë të makinës.

Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit/eve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIM

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.