VIDEO/ Kosova magjike në Islandë, tripletë e Muriqit, “Dardanët” ngjiten në Ligën B
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, Kosova triumfoi 1-3 në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, duke siguruar kalimin në Ligën B të Nations League.
Vendasit nga Islanda shënuan të parët shumë shpejt, që në minutën e parë, me anë të Oskarsson. “Dardanët” u përpoqën që të futueshin në lojë dhe përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, falë një dopiete te Muriqit.
Muriqi kompletoi tripletën personale në minutën e 79-të, pas një asisti të Emërllahut. Kosova shkon kështu në Ligën B të Nations League, me plot meritë.