EMRI/ Mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz, zbulohet identiteti i 38-vjeçarit që përfundoi në spital
Redi Vata është personi, i cili mbeti i plagosur nga konflikti në Kamëz.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të hëne, në rrugën “OSBE”, ndërsa i plagosuri 38-vjeçari Vata dyshohet se u godit me sende të forta.
Ndërkohë policia dyshon se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.
Po punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.