Wed, Mar 26, 2025

Fitorja detyrim, Sylvinho “trazon kartat”, ndaj Andorrës me “artilerinë” e rëndë

  • PublishedMarch 24, 2025

Fitorja detyrim, Sylvinho “trazon kartat”, ndaj Andorrës me “artilerinë” e rëndë

Ndaj Andorrës, Sylvinho ka projektuar një ekip ofensivë, kjo pasi Shqipëria është e detyruar të fitojë. Lajmi i mirë është se trajneri Sylvinho ka në dispozicion grupin e plotë, përfshi këtu edhe dy mungesat “big” ndaj Anglisë, Ismajli dhe Kumbulla, të dy qendërmbrojtësit u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të ekipit. I gatshëm për Andorrën është edhe Thomas Strakosha, me gardianin kuqezi që ka kaluar atë goditje që mori ndaj Anglisë.

Të parashikosh Sylvinho-n përballë Andorrës nuk është e lehtë në një kohë kur trajneri njoftoi se do të ketë 2-3 ndryshime në raport me Anglinë.

Porta dhe mbrojtja nuk pritet të ndryshojnë, ndërsa në mesfushë vetëm Asllani e ka vendin të sigurt. Medon Berisha mund të marrë vendin e Ramadanit, ndërsa Nedim Bajrami mund të kalojë në rolin e fantazistin, duke marrë vendin e Laçit.

Titullar në këtë takim pritet Rey Manaj në vend të Uzunit, ndërsa ka dyshime në të dy krahët e sulmit, me Hoxhën dhe Brojën që kanë fituar kuota për ta nisur nga minuta e parë.

()


AlbaniaWeb.net