Fri, Mar 28, 2025

Gjekmarkaj prezanton Aleksandër Lala në Mirditë, kërkon votën e qytetarëve: Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë! Bashkë do e ndryshojmë këtë realitet

  • PublishedMarch 24, 2025

Gjekmarkaj prezanton Aleksandër Lala në Mirditë, kërkon votën e qytetarëve: Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë! Bashkë do e ndryshojmë këtë realitet

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Lezhën, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Kthellës, Perlatit dhe Mirditës, ku prezantoi kandidatin për deputet Aleksandër Lala dhe kërkoi votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit.

Gjekmarkaj u shpreh se këto zona janë lënë në harresë nga qeveria aktuale, duke detyruar kështu rritjen e numrit e largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë për mundësi më të mira jetese.

Screenshot_8

Demokrati, duke vënë në theks programin e PD, u shpreh se kjo forcë politike do ta ndryshojë këtë realitet dhe se do u garantojë shqiptarëve infrastrukturë, rroga dhe pensione të denja.

“Ne kemi të drejtë të jetojmë me dinjitet, të kemi rrugë të mira qe ju tanimë së keni, por ne do e ndërtojmë, shkolla për fëmijët tanë dhe spitale që na shërbejnë. Kjo është toka jonë, jemi rritur këtu dhe duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë!
Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli, por ju jap një fjalë: Zëri juaj nuk do të heshtë më! Bashkë do të ngrihemi, bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet, programi i PD, e garanton këtë! Pensione, rroga e infrastrukturë ! PD e mban fjalën, Sali Berisha e mban fjalën”, tha Gjekmarkaj.

Postimi i plotë e Gjekmarkajt në Facebook

Kthella, Perlati, mbarë Mirdita do të ketë vëmendjen tonë! Ato kerkojnë Fitoren e PD

Të dashur vëllezër e motra,

Sot jam këtu, mes jush, për të prezantuar kandidatin për deputet Aleksandër Lala, jemi këtu për Fitoren! Prania juaj e shumtë është oguri më i mirë. Mirdita, një vend që dikur gumëzhinte nga jeta, po zbrazet frikshëm si shumë zona të tjera. Po ikin të rinjtë, po mbyllen shtëpitë, po shuhet një histori krenare sepse shteti ka harruar Kthellën dhe Mirditën! Por ne nuk do ta pranojmë këtë harresë!

Ne kemi të drejtë të jetojmë me dinjitet, të kemi rrugë të mira qe ju tanimë së keni, por ne do e ndertojmë, shkolla për fëmijët tanë dhe spitale që na shërbejnë. Kjo është toka jonë, jemi rritur këtu dhe duhet të luftojmë që ta mbajmë gjallë!

Unë nuk kam ardhur t’ju premtoj mrekulli, por ju jap një fjalë:

Zëri juaj nuk do të heshtë më! Bashkë do të ngrihemi, bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet, programi i PD, e garanton këtë!

Pensione, rroga e infrastrukturë ! PD e mban fjalën, Sali Berisha e mban fjalën.

Ne dimë si nëpër histori të ringrihemi, si ju ne shekuj e keni berë për të mundur të keqen, në emër të kodeve e virtyteve tona!
Kthella nuk do të mbetet më në errësirë! Mirdita do të ringrihet! Zoti ju bekoftë