“Jepini kohë Brrutit, Silvinjos i pëlqen se luan me të majtën”, Zabaleta para duelit ndaj Andorrës: Ja çfarë presim nga Broja
Zëvendëstrajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka deklaruar se ekipi nuk do të nënvlerësonte kundërshtarin që kishte përballë nga emri që kishte.
“E dimë që kemi një ndeshje të vështirë, nuk mund të nënvlerësojmë Andorrën se janë shumë të mirë në mbrojtje. Por duhet të sidomos në pjesën e fundit duhet të sjellim kualitet, kombinime e kreativitet pranë zonës që të shënojmë gola e fitojmë ndeshjen.
E di që Broja në klub luan në qendër, më shumë në qendër, por e kemi parë që në të kaluarën luan shpesh në të djathtën. Ai ka hap, është i fortë, ideja është që ta kemi të hapur në krah, por të hyjë edhe në qendër. Është opsion që e kemi në ndeshje, duhet ta shohim gjatë ndeshjes nëse na duhet më shumë në qendër apo në krah.
Brruti? Jemi shumë të lumtur me te, është e mirë që ishte me ne, kemi parë video dhe ndeshje të tij. Silvinjos i pëlqejnë lojtarët me të majtën, e mendojmë se mund të luajë edhe në krah. Teknikisht i mirë, por i duhet dhënë kohë, kemi lojtarë me më shumë eksperiencë. Por gjithmonë kërkojmë të rinj që duan të luajnë me ne. Është e mirë, por është një lojtar interesant për të ardhmen e Shqipërisë. T’i japim besim dhe kohë për progres, të shohim në të ardhmen”, tha Zabaleta për “SuperSport” para sfidës.
PANORAMASPORT.AL