Fri, Mar 28, 2025

Kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet, nesër luhet ndeshja vendimtare ndaj Uellsit

  • PublishedMarch 24, 2025

Kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet, nesër luhet ndeshja vendimtare ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Pas fitores fantastike ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4–1, kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e radhës ndaj Uellsi, që do t’i ngjiste në Ligën A për edicionin e radhës.

Ekipi nën drejtimin e trajnerit Andrea Tedesco, mbylli ditën e sotme përgatitjet dhe të gjithë lojtarët janë gati për ndeshjen e nesërme në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshja Shqipëri U17 – Uellsi U17 do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 15:00.


AlbaniaWeb.net