Fri, Mar 28, 2025

Mbushi 56 vjeç, kreu i PL-së shpreh falenderimet për urimet: Meta për Tiranën, garanci për demokraci

  • PublishedMarch 24, 2025

Mbushi 56 vjeç, kreu i PL-së shpreh falenderimet për urimet: Meta për Tiranën, garanci për demokraci

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje, ndërsa ka ndarë një video me mesazhet e urimeve që ka marrë sot.

Përbri videos, Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë në qarkun e Tiranës. Kujtojmë se Meta është pjesë e listës së hapur i Koalicionit me PD, “Aleanca për Shqipërinë Madheshtore”.

“Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra të dashur miq dhe dashamirës të shumtë për çdo urim për ditëlindjen dhe solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm!

Me votat tona plebishitare ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore të Lirisë për Shqipërinë tonë Madhështore!

Voto Ilir Metaj në Qarkun Tiranë!

Voto koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!