Wed, Apr 2, 2025

“Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi”- Integrimi në BE, Rama ironizon Bashën: E ngjalla! Tani i bie fyellit në një vrimë, do orientuar

  • PublishedMarch 24, 2025

“Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi”- Integrimi në BE, Rama ironizon Bashën: E ngjalla! Tani i bie fyellit në një vrimë, do orientuar

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vetëm PS mund ta integrojë vendin në Bashkimin Europian.

Ai ironizoi Berishën dhe Bashën teksa u shpreh se “Kush do të bëjë negociatat, bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli ma krijon problem se e zë gjumi”.

Kryeministri thumboi ish-kryedemokratin duke u shprehur se e “ngjalli”, por sipas tij, Basha vijon i bie fyellit në një vrimë dhe duhet orientuar.

Rama: Askush tjetër nuk mund ta bëjë dot, ne jemi forca e duhur në kohën e duhur.

Tani atje kanë rënë dakord të gjithë që të Shqipërinë do ta marrim në BE. Tani kush do të flasë me ata përgjatë këtyre 2 vite gjysmë, kush do të bëjë negociatat, bufi i kënetës do ta bëjë këtë punë? Mund ta bënte Luli, por Luli ma krijon problem se e zë gjumi.

E ngjalla, tani i bie fyellit në një vrimë dhe duhet orientuar, shkurt muhabeti këtë gjë, përtej shakave mund ta bëjmë vetëm ne dhe demokratët duhet ti bien lapsit e ta bëjnë për interesin e tyre, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që “nuk e duan PS”.