Fri, Mar 28, 2025

Nga zhurma e madhe deri te lënia në tribunë, Duro: Momentalisht nuk ka vend në Kombëtare për Brrutin

  • PublishedMarch 24, 2025

Nga zhurma e madhe deri te lënia në tribunë, Duro: Momentalisht nuk ka vend në Kombëtare për Brrutin

Pavarësisht se erdhi me zhurmë të madhe nga Kosova, trajneri Sylvinho la në tribuna për të dytën ndeshjen radhazi Etnik Brrutin. Për këtë temë ka folur trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i cili ishte i ftuar në Sport News në News 24.

“E njoh Brrutin. Ka talent, nuk diskutohet. Momentalisht nuk ka vend te kombëtarja jonë. Mirë ka bërë Federata. Unë habitem, ne kemi shumë lojtarë këtu, që kanë nivel më të lartë se Brruti. Si ka mundësi, nuk thirret Rrapaj i Partizanit, që ka mbajt 3 vjet peshën tek të kuqtë. Kemi një lojtar, super mesfushor, Qefalija. Është nëj tjetër mesfushor sulmues, Tresa i Laçit. Ke Gjergji Koten”- tha Duro.


AlbaniaWeb.net