VIDEO/ Shqipëria bën detyrën në Tiranë ndaj Andorrës, sulmi kuqezi funksionon përsëri në rrugëtimin e Botërorit
Shqipëria ka bërë detyrën në Tiranë, teksa ka mundur me shifrat 3-0 Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit 2026.
Në një sfidë ku trajneri Silvinjo ndryshoi plotësisht repartin e sulmit pasi duhej bërë lojë ofensive., kuqezinjtë krijonin me Brojën dhe finalizonin me Manajn, i cili tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra kuqezi mendoi më shumë të administronte minuta dhe goli i fundit erdhi vetëm në shtesë me Uzunin për të vulosur një sukses 3-0.
SHQIPËRI-ANDORRA 3-0
9′, 19 Manaj, 90’2′ Uzuni
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Shqipërisë.
90’+2’ GOOOL SHQIPQËRIA! Pasim i shpejtë i Hoxhës nga e majta në qendër, sfera shkon te Uzuni i cili gjuan dhe gjen rrjetën. (VIDEO)
90’ Jepen 3 minuta shtesë.
85’ Uzuni nga e djathta pason në qendër, topi më pas shkon te Pajaziti i cili gjuan por gjen devijimin e portierit kundërshtar. (VIDEO)
81’ Fernandez ndëshkohet me karton të verdhë.
78’ Pajaziti tenton të pasojë për Uzunin i cili rrëzohet në zonë pas një kontakti, por për gjyqtarin nuk është mjaftueshëm për penallti. (VIDEO)
77’ Vazhdon një qarkullim i gjatë i topit, pa krijuar raste të rrezikshme.
75’ Broja dhe Laçi i lënë vendin në fushë Pajazitit dhe Uzunit.
67’ Gjimshiti i lë vendin në fushë Kumbullës.
66’ Laçi hyn në zonë dhe provon të gjuajë, por i largojnë sferën nga këmbët.
62’ Rubio, Rosas dhe Rebes lënë fushën e lojës për Andorrën, duke i bërë vend Rodrigo, Fernandez dhe Da Silva.
56’ Manaj merr topin në zonë por vonohet dhe nuk ia del të gjuajë, me mbrojtjen që e largon sferën.
51’ Asllani nis një top në qendër për Brojën, portieri del dhe kontrollon para sulmuesit kuqezi.
49’ Laçi tenton nga jashtë zonës, duke çuar topin direkt në duart e portierit kundërshtar.
47’ Manaj shfaqet në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon jashtë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.
45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Shqipërisë.
42’ Asllani provon përsëri nga jashtë zonës, sfera shkon shumë larg portës. (VIDEO)
36’ Miqtë tentojnë të rrezikojnë me një harkim nga e djathta por nuk është askush në zonë dhe sfera shkon në duart e Strakoshës.
31’ Alvarez del nga zona dhe devijon sferën para Manajt, duke shmangur probleme para portës.
25’ Hoxha nga e majta merr fundoren, gjuan dhe gjen përgjigjen e Alvarez i cili kontrollon në dy kohë. (VIDEO)
24’ Manaj del në pozicion gjuajtje në qendër, por goditja e tij pritet nga Alvarez. (VIDEO)
19’ GOOOL SHQIPËRIA! Aksion individual i Brojës nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjen goditjen e saktë të Manajt i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
16’ Top interesant mbi mbrojtjen për Manajn, por sulmuesi nuk ia del të devijojë para portës.
14’ Tani Shqipëria qarkullon më e kujdesshme topin, duke kërkuar një hapësirë për të shënuar e mbyllur ndeshjen.
9’ GOOOL SHQIPQËRIA! Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani, Manaj në shtyllën e parë me kokë tund rrjetën. (VIDEO)
6’ Pas goditjes nga këndi është Laçi i cili gjuan e Ajeti nuk e kthen sferën drejt portës. Më pas është Asllani që tenton, pa gjetur portën e miqve. (VIDEO)
5’ Broja në të djathtën tenton dy herë të gjejë hapësirë, në fund gjen një goditje këndi.
2’ Babot ndëshkohet menjëherë me të verdhë për faull ndaj Brojës.
1’ Nis dueli në ”Arenën Kombëtare”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez
PANORAMASPORT.AL