Wed, Mar 26, 2025

Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

  • PublishedMarch 25, 2025

Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

Egli dhe Gjesti kaluan një darkë të veçantë së bashku, duke përballuar njëri-tjetrin për të diskutuar pasojat e veprimeve të kaluara. Gjatë bisedës, Egli shprehu se ka ndjerë nota pendese dhe theksoi se, megjithëse veprimet e Gjestit ishin gabim, ajo nuk dëshiron të jetojë me pengje. Ajo gjithashtu shtoi se, ndoshta, nuk është as rasti i parë dhe as i fundit për Gjestin të thotë se “nuk ka asgjë” pas një situate të tillë.

Nga ana e tij, Gjesti kërkoi falje dhe shpjegoi se nuk kishte kuptuar plotësisht pasojat e fjalëve të tij, duke theksuar se vepronte gjithmonë në përputhje me mendimet e tij. Ai e pranoi se ka gabuar dhe se marrëdhënia me Egli ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij.

Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

Gjesti Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.