Wed, Mar 26, 2025

Çmimi i lartë i karburanteve, Gazment Bardh sulmon ministren e Infrastrukturës: Me makinë duhet të ecë vetëm Belinda Balluku dhe të ngjashmit e saj!

  • PublishedMarch 25, 2025

Çmimi i lartë i karburanteve, Gazment Bardh sulmon ministren e Infrastrukturës: Me makinë duhet të ecë vetëm Belinda Balluku dhe të ngjashmit e saj!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka sulmuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.

Përmes  një postimi në rrjete sociale, Bardhi shprehet se Balluku ka sugjeruar një zgjidhje absurde për qytetarët, duke i ftuar ata që të mos përdorin makinën dhe të ecin në këmbë, për t’u përballur me çmimet e larta të karburantit.

“Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Bardhi ka paraqitur planin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të karburantit, e cila mund të arrihet vetëm përmes heqjes së taksave të rritura gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

“Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë”, shkruan ai.

“Ky është ZOTIMI YNË”, përfundoi Bardhi, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 11 majit, për koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi i Gazment Bardhit:

ZOTIMI YNË: ULJA E ÇMIMIT TË KARBURANTIT!

Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.

Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.

Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve.

Në 11 Maj, VOTO nr. 1 – “Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. ✌️