Tue, Mar 25, 2025

Dëshmia për sulmin ndaj Klea Prengës,motrat Berisha shihen të buzëqeshura në Gjykatë

  • PublishedMarch 25, 2025

Dëshmia për sulmin ndaj Klea Prengës,motrat Berisha shihen të buzëqeshura në Gjykatë

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Të qeshura, motrat u fotografuan para Gjykatës, ku pritet të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë.

Ato u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024, ku shkak ishte lidhja e kësaj të fundit me ish-partnerin e Marielës. Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.