EMRI/ Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 22-vjeçari shqiptar në Itali!
Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës në një fabrikë në Friuli të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi dje, ndërkohë që mësohet se viktima është Daniel Tafa.
I riu ishte duke punuar me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur për arsye ende të paditura një pjesë e nxehtë metali nga makineria shpërtheu dhe i ra mbi shpinë, duke goditur rëndë 22-vjeçarin i cili ndërroi jetë në vend.