Thu, Mar 27, 2025

Gjesti – Rozanës: Mos më ndjek më, ti vdes për vëmendje

  • PublishedMarch 25, 2025

Gjesti – Rozanës: Mos më ndjek më, ti vdes për vëmendje

Një krisje e fortë ka ndodhur mes Gjestit dhe Rozana Radit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Dyshja, që dikur ishin ndër miqtë më të afërt, tani janë kthyer në rivalë, duke reflektuar qartë tensionet që ka sjellë loja dhe gara për çmimin e madh.

Së fundmi, Gjesti, banori nga Kosova, i ka bërë të qartë këngëtares se nuk dëshiron më që ajo ta ndjekë nga pas, duke e akuzuar për kërkim vëmendjeje.

“Shpirtin më ke lodhur o vëlla,” u shpreh ai i irrituar. “Kështu edhe kur më erdhi ish-femra, të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do.”

Por ai nuk u ndal me kaq, duke theksuar se dëshiron që Rozana të mbajë distancë:
“Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjes mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas.”

Nga ana tjetër, Rozana ka mohuar akuzat, duke kundërshtuar çdo pretendim që ai ka bërë. Pavarësisht përpjekjeve të saj për të qetësuar situatën, duket se raporti mes tyre është dëmtuar rëndë.