Wed, Mar 26, 2025

Humbja e çuditshme nuk zhduk optimizmin, te Vllaznia duan të dy trofetë

  • PublishedMarch 25, 2025

Humbja e çuditshme nuk zhduk optimizmin, te Vllaznia duan të dy trofetë

Pavarësisht humbjes së fundit në shtëpi kundër Skënderbeut në shifrat 1-2, humori te Vllaznia nuk ka qenë i ulët.

Shkodranët pasi kanë analizuar në detaje disfatën e fundit ndaj korçarëve, tashmë janë të përqendruar tek ndeshjet e rradhës dhe përfundimi i këtij sezoni në mënyrën më pozitive të mundshme. Humbja në shtëpi ndaj një ekipi të fund tabelës nuk është përjetuar aspak si dramë. Por si një moral për të bërë sa më mirë në ndeshjet e radhës, duke vijuar nga ajo me Egnatian. Ku 9 herë kampionët e vendit kërkojnë reagimin në një transfertë shumë të fortë ndaj kampionëve në fuqi.

Kjo edhe për të treguar edhe ambiciet dhe pretendimet që ka skuadra shkodrane këtë sezon. Me ekipin e Brdariç që është aktualisht në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë dhe po ashtu në garë për “Final 4”, ku tashmë gjithçka duket e hipotekuar për shkodranët që mendjen e kanë tek “play off” i kampionatit dhe marrja e sa më shumë rezultateve pozitive në 6 ndeshjet e fundit të edicionit të rregullt.


AlbaniaWeb.net