Ilir Meta audio-mesazh nga qelia, kërkon votën në zgjedhjet e 11 majit: Rama është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me anonimët!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një audio-mesazhi nga qelia e paraburgimit, ka kërkuar që të votohet nga qytetarët e Tiranës për të qenë deputet në parlamentin e ardhshëm.
Mesazhi i Metës është publikuar në rrjetet e tij sociale, teksa është shkruar se “Fitorja i zgjidh të gjitha! Meta për Tiranës- Garanci për demokraci”.
Përveçse kërkesës për vota, Meta ka ironizuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
“Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen”, thotë Meta për kandidatët e PS dhe kryeministrin Edi Rama.
Meta: Fitorja i zgjedh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushteti për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura…Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen…
Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore.