Tue, Mar 25, 2025

“Interesohej për vrasjen e Oti Kilës”- I penduari i drejtësisë ‘zbërthehet’ para GJKKO, Nuredin Dumani: Alibej me çonte letra dore! Kur u arrestova në Fier…

  • PublishedMarch 25, 2025

“Interesohej për vrasjen e Oti Kilës”- I penduari i drejtësisë ‘zbërthehet’ para GJKKO, Nuredin Dumani: Alibej me çonte letra dore! Kur u arrestova në Fier…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka treguar se për vrasjen e Oti Kiles interesohej Suel Çela.

Po ashtu, ai është shprehur se kur u arrestua në Fier e kanë çuar në spital, më pas tek Ushtaraku. “Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa”, deklaroi i penduari i drejtësisë.

Ai sqaroi se personat që qëlluan ndaj tij, nuk i kishte dalluar, ndërsa the se shoferi i ngjau me Talo Çelën.

“Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela”, tha ai.

Pjese nga deshmia, pyetje-pergjigje me avokaten e Altin Ndocit: 

Kur u arrestove ke dhënë dëshmi pwr OPGJ në Elbasan?

Dumani: Nuk ju kam kthyer përgjigje të korruptuarve. Ata janë të korruptuar. Kur jam arrestuar në Fier më çuan në spital. Pastaj më çuan tek ushtaraku. Aty erdhën Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Ardian Cipa

Ku e ke dhënë deklarimin e parë pas arrestimit?

Dumani: Mesa mbaj mend i kam dhënë tek Spitali i Burgut. Atje kam firmosur pas deklarimeve. Nuk mbaj mend nëse janë regjistruar në audio dhe video.

Ditën e arrestimit për cilën ngjarje u nise në Elbasan. Cili ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës?

Dumani: Suel Çela.

A të ka kontaktuar Alibej me telefonat e enkriptuar.

Dumani: Më ka çuar letra dore.

Ditën që u plagose, a i dallove personat që të qëlluan?

Dumani: Jo nuk i kam njohur. Ishin të maskuar. Vetëm nga trupi shoferi më është dukur si Talo Cela.