“Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”- Replikat në distancë, Basha i përgjigjet Ramës: Vetëm borxhe më le në bashki dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë
Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ka filluar të rekrutojë dëshmitarë të rremë, duke iu referuar një qytetarit në Memaliaj, i cili pretendonte se nuk kishte marrë pagesën e një borxhi nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Rama.
Në përgjigjen e tij, Basha e pyet Ramën, pse nuk e kishte shlyer borxhin vetë kur ishte kryebashkiak. Ai kujton gjithashtu trashëgiminë që Rama i la bashkisë: borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë, të cilën e cilëson si “nevojtoren më të madhe publike në botë”.
Basha më tej thotë se kryeministri e kishte mendjen vetëm të vidhte.
“O Rame, ke fillu prap me rekrutu dëshmitarë të rremë. Kishe kap njonin në Memaliaj që thoshte “që si kam dhënë unë lekët që i kishe borxh ti”. Po ti mo Rame pse s’ia pagove? Vetëm borxhe më le në bashki mo Rame dhe gropën e Hajdin Sejdisë, nevojtoren më të madhe publike në botë. 200 metra larg nga zyra jote mo Rame, 11 vite në bashki se mbushe. E mo Rame, kishe mendjen me mbush gjona të tjera mo Ram. Ku i ke shokët mo Rame? Ku e ke Lali Erin? E mësove mirë, por e pësoi keq, 7×7 = 313 Rame” – shprehet Basha.
ÇFARE NDODHI NE MEMALIAJ
Dje në Memaliaj Rama nuk i kurseu as batutat për ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke marrë shkas nga historia që rrëfeu kryefamiljari me një shumë kompensimi në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Basha ishte kryebashkiak.
Teksa qytetari i tregonte, kryeministri e ka shoqëruar edhe me ironi e të qeshura.
“Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën, se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë, por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.