Kualifikueset e Botërorit/ Çekia nuk has probleme, Mali i Zi fiton në fund
Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Çekia fitoi pa probleme 0-4 ndaj Gjibraltarit, falë golave të Cerny, Schick, Kliment dhe Sulc.
Mali i Zi mposhti Ishujt Faroe 0-1, me një gol në fund. Norvegjia triumfoi 2-4 ndaj Izraelit, ndërsa Maqedonia e Veriut barazoi 1-1 me Uellsin. Kazakistani mundi 0-2 Lichtenstein, në transfertë.