Wed, Mar 26, 2025

Laerti dhe Valbona ballafaqohen: Më ke përmendur babain e ndjerë

  • PublishedMarch 25, 2025

Laerti dhe Valbona ballafaqohen: Më ke përmendur babain e ndjerë

Në Prime-n e së martës, Laerti dhe Valbona përballen në një nominim kokë më kokë, duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre. Laerti shprehu se e pranoi sfidën për të kuptuar vlerën e tij dhe kërkoi falje për çdo keqkuptim me Valbonën. Ai theksoi se e kishte falur për gabimet e saj dhe nuk e kishte kritikuar për marrëdhëniet me G Banin dhe Jozin.

Nga ana tjetër, Valbona reagoi duke e akuzuar për viktimizim dhe e sfidoi, duke e pyetur nëse babai i tij është krenar për të. Të dy përmendën momente të tensionuara dhe fjalë të rënda, duke përfshirë akuzat për marrëdhëniet e Laertit dhe ftesat që ai i kishte bërë Valbonës.

Laerti: Si çdokush këtu, dhe unë jam futur vetëm brenda. E dija që Big Brother fitohet vetëm. Sa i përket sfidës, e pranova për të parë sa vlen lëkura ime. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, por siç e ka sqaruar në fillim, nuk mund të bëj më tepër. Nëse ka diçka, do vazhdojë jashtë. Në kronologjinë e tre muajve, e kam falur Valbonën. Çiltërsia e saj keqkuptohet dhe akuzohet se ka luajtur me G Banin, apo rri shumë me Jozin. Këto gjëra nuk ja kam vënë re. 20 minuta më ka lënë në gjunj përpara një Shqiptarie, kur i kërkova darkën. Prapë e falë. Edhe fjalët e rënda që më tha për tim atë…

Valbona: Mos u viktimizo. Lëri fjalimet e tua të përgatitura. Çfarë të kam bërë unë ty? Tani do më dëgjosh ti mua.

Laerti: Më ndërpreve.

Valbona: Nuk të lë të mashtrosh. Mos aktro më. Dil Laerti që je. Ma dëgjo dhe njëherë fjalinë. A është krenar babai yt, sepse babai im nuk do të ishte? Unë bëj gabime. Por ty të kam ngritur në pidestal. Çfarë është e dashura jote? More një vajzë dhe shprehe pëlqimin për Olën?

Laerti: Mos e shfrytëzo. Unë nuk e kam ndjekur Olën. Ti quan Gjestin shokë, që të ka marrë foton dhe ta ka grisur.

Valbona: Më ke ftuar disa herë në krevat dhe nuk të kam ardhur. Kështi e respekton motrën e dikujt?