Tue, Mar 25, 2025

Me urdhër arresti, por Millorad Dodik largohet nga Bosnja-Hercegovina, policia kufitare po heton si u arratis në Serbi

  • PublishedMarch 25, 2025

Me urdhër arresti, por Millorad Dodik largohet nga Bosnja-Hercegovina, policia kufitare po heton si u arratis në Serbi

Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka nisur një hetim në lidhje me largimin jashtë vendit të Millorad Dodik.

Mediat raportojnë se ai të hënën kishte shkuar në Serbi pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiç, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.

Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodik, Vishkoviç dhe Stevandiç.