Milan në dilemë, mes Allegri dhe Conte-s, në skenë del Fabregas
Pas Thiago Motta-s, të njëjtin fat pritet të ketë edhe Sergio Conceiça-s, me portugezin që i ka ditët e numërua në Milano. Me “djallin” totalisht jashtë gare në Serie A, shumë larg zonës Champions, Conceicaon po e mban në stol fakti që drejtuesit e klubit nuk kanë vendosur ende në lidhje me drejtorin sportiv. Fabio Paratici mbetet kandidati i vetëm favorit, me ish drejtorin e Juves që këtë periudhë po zhvillon disa takime formale përpara se të zbarkojë në Milano.
Prej kohësh flitet se i përzgjedhuri i tij do të ishte Max Allegri, por me sa duket tifozët nuk janë shumë dakord në këtë pikë, Paratici do të gjykohej që në rastin e parë për shkak të kaluarës së tij dhe të Allegrit. Emri që do të qetësonte të gjithë palët është ai i Antonio Contes, por tekniku “azzurr” është edhe opsioni më i ndërlikuar, sigurisht më i shtrenjtë, pasi Conte është nën kontratë me Napolin, vështirë se De Laurentiis e lë të lirë.
Në këto pikë, kur dy zihen, fiton i treti, i treti në këtë rast është Fabregas. Në fakt, spanjolli i Comos nuk është një emër i panjohur në Milano, edhe më herët është lakuar emri i tij. Fabregas është një profil që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, por vetë trajneri nuk është shumë i bindur në këtë pikë, pasi ashtu siç flitet, Fabregas ndihet mirë në Como.
Spanjolli e ka marrë me qetësi faktin që për të interesohet Milan, fillimisht të gjithë mbeten në pritje të drejtorit të ri sportiv, më pas do të vendosin për trajnerin e ri, gjithnjë nëse Conceico nuk vë në jetë ndonjë mrekulli këtë periudhë.
()