Ndeshja me Italinë, Rudiger: E ndërlikuam lojën, duhet të përmirësohemi
Rudiger, mbrojtësi i Gjermanisë, komentoi barazimin 3-3 me Italinë në Nations League, rezultat ky që i kualifikoi tutje Panzerat, pas triumfit 2-1 në aktin e parë.
“Ishte një lojë me dy fytyra nga ana jonë. Ne dominuam në pjesën e parë, dhamë gjithçka që prisni nga një ndeshje si kjo, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më shumë topa prapa, ndërkohë që koha shtesë na penalizoi.
“Ishim vetë ne ata që e ndërlikuam lojën, duke e bërë më të vështirë për veten tonë. Jemi në rrugën e duhur, por pjesa e dytë duhet të jetë një proces mësimor për ne, që nuk duhet të përsëritet më. Personalisht Dua të jem versioni më i mirë i vetes dhe të ndihmoj skuadrën