Pse Kanye West u largua nga SHBA?
Reperi 47-vjeçar Kanye West ka lënë Shtetet e Bashkuara për në Japoni, duke kërkuar qetësi në Tokio, pas një serie postimesh të shpërthyera në Twitter. Në këto postime, ai sulmoi ish-bashkëshorten Kim Kardashian mbi çështjet e bashkëprindërimit të vajzës së tyre, North, duke theksuar se “burri ka fjalën e parë dhe të fundit mbi fëmijët e tij.”
Burime afër West tregojnë se ai është në një gjendje të paqëndrueshme kur ndodhet në Los Angeles, por ndihet më i qetë në Japoni. Ndërkohë, gruaja e tij, Bianca Censori, nuk është parë kohët e fundit, gjë që ka nxitur spekulime rreth marrëdhënies së tyre.
Këto zhvillime janë përshkuar nga një tjetër polemik: West ka ndezur një konflikt të ri me Kim Kardashian, kundërshtuar projektin e bashkëpunimit muzikor midis vajzës së tyre dhe reperit Playboi Carti. Ai akuzon Kim për mbajtjen e kontrollit mbi fëmijët e tyre, duke thelluar kështu ndarjet mes tyre.
Gjithashtu, komentet e tij të ashpra ndaj familjes së Jay-Z dhe Beyoncé kanë shkaktuar reagime të forta, përfshirë një deklaratë nga babai i Beyoncé, Matthew Knowles, i cili ka thënë se Kanye “ka nevojë për ndihmë.” Në mes të gjithë kësaj drame, West ka pozicionuar veten si një zë për “të pazërit,” duke pretenduar se shprehet çfarë të tjerët frikësohen t’i thonë.