“Storm”/ Të ndarë në çifte banorët realizojnë me sukses lojën për buxhetin e javës
Pija energjike “Storm” ka sfiduar banorët në një lojë për buxhetin e javës.
Danja, Gerta, Loredana, Aldo, Kelly dhe Jozi, ishin 6 banorët që morën pjesë në lojën e organizuar në formën e një muzikali. Të ndarë në tre çifte; ndërsa vajzat qëndronin të ulura, detyra e djemve ishte t’i rrotullonin ato në karriget rrotulluese sa më fortë dhe më shpejtë të ishte e mundur.
Në momentin që u jepej sinjali, vajzat do të ecnin në dyshemen e mbushur me “Storm”. Sa më shumë kanoçe të rrëmbenin, aq më shumë buxhet do të fitonin.
“Vajzat duhet të nisen drejt kanoçeve të “Storm”. Çdo kanoçe ka një përqindje të caktuar të buxhetit. Disa kanë 1%, disa 5%, disa kanë 10% dhe disa të tjera nuk kanë fare. Juve duhet të mblidhni sa më shumë kanoçe dhe nga ato që kanë një përqindje të madhe buxheti. Pasi djemtë të bëjnë rrotullimin, do të qëndrojnë në vend. Nuk duhet të ndërhyjnë në lojën e vajzave”- shpjegoi moderatori i spektaklit Ledion Liço.
Banorët, përmes lojës speciale, kanë mundur të fitojnë 66% të buxhetit për këtë javë.
BIGBROTHERVIPALBANIA