Sat, Mar 29, 2025

Aksident në Itali, autobusi turistik merr para 3 këmbësorë dhe përfundon në lumë! Ndërron jetë shoferi

  • PublishedMarch 26, 2025

Aksident në Itali, autobusi turistik merr para 3 këmbësorë dhe përfundon në lumë! Ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar në Torino të Italisë pasditen e sotme, ku një autobus turistik pasi ka humbur kontrollin ka përplasur 3 këmbësorë dhe ka përfunduar në lumë.

Lajmi bëhet i ditur nga media vendase Torino Today, e cila raporton se shoferi i këtij autobusi ka ndërruar jetë.

Shoferi fillimisht u gjet me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital.

Mendohet se ka qenë vetëm shoferi brenda në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë aty.

Sakaq, tre këmbësorët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.