Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre
Në Prime-n e kësaj të marte, Gjesti ka emocionuar të gjithë me një moment të veçantë, ku përqafoi me plot mall mamanë dhe babanë e tij. Ai dha një mesazh shumë prekës për qytetarët, duke shprehur se çdo veprim që ka bërë në jetën e tij ka pasur si qëllim sigurimin e mirëqenies së familjes.
“Çdo sen që kam bërë, e kam bërë veç për ty, vetëm që ju të ishit mirë. Nëse ju s’jeni mirë, mua smë hy kurrgjë”, ka thënë Gjesti, duke theksuar lidhjen e fortë dhe dashurinë e tij për prindërit.
Babai i tij ka komentuar se çdo i ri mund të bëjë gabime, duke reflektuar mbi mësimet e jetës dhe procesin e rritjes. Gjesti gjithashtu ka shprehur se, pavarësisht se çfarë mund të sjellë e ardhmja, ai dëshiron që lidhja me familjen të mbetet e pandryshuar.
“Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni diçka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë, ‘ke me na harru kur të martohesh’, por edhe kur të martohem, s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë”, përfundoi ai, duke emocionuar të gjithë me fjalët e tij të sinqerta dhe dashamirëse.