Sat, Mar 29, 2025

Ledion Liço shkëlqeu me një xhaketë luksoze në spektakël — ja sa kushton!

  • PublishedMarch 26, 2025

Ledion Liço shkëlqeu me një xhaketë luksoze në spektakël — ja sa kushton!

Ledion Liço komentohet shpesh në rrjete sociale për paraqitjet dhe veprimet që bën. Ai shpesh bëhet ‘meme’ për lëvizjet dhe kërcimet gjatë spektaklit, por edhe për fjalët që lëshon.

Këtë herë, vëmendjen e mori dukja e tij, përkatësisht një xhaketë e zezë me disa detaje interesante.

Dhe kjo xhaketë e prezantuesit të famshëm është e markës Dolce & Gabbana dhe kap një vlerë marramendëse. Sipas “Farfetch”, ajo kushton hiç më pak se 3,400 euro.

Ndonëse nuk e kemi parë të tillë më parë, Ledioni shpesh befason me paraqitjet e tij në ekran.