Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtjen, Genc Pollo: Hap pozitiv! Reagimi i Vuçiç, i paarsyeshëm
Ish ministri Genc Pollo thotë se marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një hap pozitiv bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s dhe shteteve pro NATO-s sic është Kosova.
Sipas tij, reagimi i presidentit serb është i paarsyeshëm për të krijuar idenë e armikut të jashtëm dhe për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe.
“Serbia jo vetëm po militarizohet më shumë se të tjerët, por ka politika revizioniste, pra të rishikimit të kufijve në Ballkan, në raport me Kosovën ne e kemi të njohur, në raport me Malin e Zi është më i butë, por është ndërhyrës dhe me Bosnjë Hercegovinën përmes Srbskës. Një faktor destabilizimi mbetet i tillë për shtetet e rajonit”, tha Pollo në emisionin Open në News24.
Genc Pollo: Është një hap pozitiv, bashkëpunimi mes shteteve të NATO-s në formate më të vogla dhe me shtetet pro NATO-s sic është Kosova është normalitet brenda aleancës. Në këtë moment politikisht të vështirë për Vucic ai reagon në mënyrë jo propocionale dhe të paarsyeshme për të krijuar idenë e armikut të jashtëm dhe për të zbutur tensionin e shoqërisë serbe, studenteve që protestojnë. Janë tre shtete që kanë gjetur më shpejt gjuhën.
Serbia jo vetëm po militarizohet më shumë se të tjerët, por ka politika revizioniste, pra të rishikimit të kufijve në Ballkan, në raport me Kosovën ne e kemi të njohur, në raport me Malin e Zi është më i butë, por është ndërhyrës dhe me Bosnjë Hercegovinën përmes Srbskës. Një faktor destabilizimi mbetet i tillë për shtetet e rajonit.
Nëse rrethanat politike dhe diplomatike do të lejonin do ishte e imagjinueshme që të bashkoheshin në këtë lloj bashkëpunimi konkret teknik të shkëmbimit të informacionit që nuk ndonjë dramaticitet, mund të bashkoheshin edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, ndoshta edhe Sllovenia. Vërejtja e dytë është një kontrast i madh, vë në pah dështimin e një politike 10 vjecare të një afrimi jo parimor nga qeveria e Edi Ramës.