Ndeshja me Egnatian, Vllaznia e pathyeshme në transfertat e vitit 2025
Shkodranët do të vizitojnë Rrogozhinën ditën e enjte, ku përballë do të kenë vendësit e Egnatias në kuadër të javës së 31-të të kampionatit. Megjithatë, statistikat tregojnë që Vllaznia nuk humbet një ndeshje në kampionat prej 3 muajsh tashmë.
Disfata e fundit e kuqebluve në një duel jashtë Shkodrës shënohet në datën 20 dhjetor 2024, ku në javën e 19-të të Superiores mposhteshin nga Partizani me shifrat 2-0. Nga ai moment, ekipi i Brdariç ka zhvilluar 5 ndeshje jashtë “Loro Boriçit” mes kampionatit dhe Kupës.
Gjatë kësaj periudhe shkodranët kanë një barazim 0-0 në çerekfinalen e parë të Kupës kundër Elbasanit. Ndërsa në kampionat kanë triumfuar 1-3 ndaj Teutës dhe barazuar 3 sfida kundër Dinamos (0-0), Laçit (2-2) dhe Tiranës (0-0).