Sat, Mar 29, 2025

Partizani në prag, Daja: Jemi në pozita të barabarta, asnjë derbi nuk i ngjan tjetrit

  • PublishedMarch 26, 2025

Partizani në prag, Daja: Jemi në pozita të barabarta, asnjë derbi nuk i ngjan tjetrit

Para ndeshjes derbi me Partizanin, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores, ka folur trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, i cili mes të tjerash ka theksuar:

“Ndërprerja e kampionatit nga ndeshjet e Kombëtares nga ana psikologjike është një shkarkim, që erdhi në momentin e duhur. Nga ana e ritmit, e ul pak, edhe pse ne bëmë një ndeshje miqësore për të mbajtur atë ritëm që kishim.

Dy barazime dhe një humbje me Partizanin? I vetmi ekip që kemi këtë bilanc, me të tjerët është në kahun tjetër. Derbi është ndeshje që më shumë duhet kontrolluar se motivuar, sepse lojtarët japin maksimumin. Nuk duhet të kalojnë përtej përgjegjësisë së garës, sepse në të kundërt kthehet në bumerang.
Derbet nuk prodhojnë shpesh spektakël, sepse ekipet janë të rezervuara në manovrën mbrojtëse, kështu që duhet të shikojmë menaxhimin e derbit.

Kemi probleme me dëmtimet, na mungon edhe Bregu, por jemi pësuar tashmë me këto situata. Do kërkoj nga pjesa tjetër e ekipit ta shtojë në një përqindje më të madhe për të minimizuar mungesat e rëndësishme.

Dinamo favorite? Jemi në pozita të barabarta. Vërtet Partizanit i janë larguar lojtarë të rëndësishëm në merkaton e janarit, por dhe ne kemi 5-6 të tillë që na mungojnë, që nga kapiteni i ekipit, golashënuesi, Bregu e me radhë. Mendoj se jemi 50 me 50, pasi mendoj se kontigjenti është pak a shumë i barabartë.

Aliji i lodhur? Nuk më shqetëson ky fakt, sepse vjen me një anë anë psikologjike të mirë, ka bërë dy prezantime të mira me Kombëtaren. Ngarkesa fizike ekuilibrohet nga ana mentale.

Asnjë derbi nuk i ngjan atij paraardhës dhe shpresoj që nesër të na buzëqeshë fati që të bëjmë atë që nuk kemi bërë në tri fazat e para”.

Derbi me Partizanin luhet të enjten, në orën 17:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.


AlbaniaWeb.net