Rama ironi opozitës: Ata nuk bënë shkollën por luftuan komunizmin! Shiheni çfarë liste kanë për deputetë…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me supërmarrësit në Shkodër, nuk ka lënë pa ironizuar opozitën, duke thënë se “ata nuk kanë bërë shkolla, por kanë luftuar komunizmin”.
Rama solli rastin e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër, duke thënë se institucione arsimore si ajo nuk ekzistojnë më, duke theksuar si i ngjan shkollave të viteve 1992-1993.
“Lufta kundër komunizmit i ka këto rregulla. Ata kanë luftuar me komunizmin, nuk kanë pasur gjë me ty. Kam vajtur sot me Benetin tek shkolla “Ndre Mjeda” nuk më besohet që në Shkodër, në mes të qytetit të jetë ajo shkolla atje, ajo shkollë nuk ekziston më në qytetet e tjera. Ajo shkollë ishte si me qen 1992-1993, një tmerr. Por ama lufta kundër komunizmit i ka këto sakrifica, ata nuk kanë bërë shkollën, por kanë luftuar komunizmin. Shife ca liste kanë bërë prapë për deputetë, luftë kundër komunizmit janë”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës të hotelerisë në Shkodër.