Sun, Mar 30, 2025

“S’kam pasur nevojë për aleat”/Valbona: Gjesti na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot!

  • PublishedMarch 26, 2025

“S’kam pasur nevojë për aleat”/Valbona: Gjesti na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot!

Banorja e ‘BBVA’ Valbona Mhilli ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French”. Ajo u shpreh se ka qenë mjaft e ngarkuar dhe që pas daljes së saj nuk ka arritur që të pushojë.

‘Nuk e kam menduar pjesën e atyre banorëve sepse të them të drejtën disa prej tyre nuk i shikoja si konkurrentë përballë vetes sime. Ishin 3 ditët më të vështira që kam kaluar në “Big Brother”.’

E kishte menduar Valbona që do të vinte një moment dhe ata do të ndaheshin si një banor i vetëm dhe secili të bënte lojën e tij?

‘Ne donim të ndaheshim sepse unë nuk kisha nevojë që të kisha një mbështetje një lojtar. Unë nuk kam pasur asnjëherë nevojë që të kisha një aleat apo dikë që më mbronte sepse vetëm me zërin brilant mund t’ia dilja që të mbrohesha. Nuk e di se ç’pati Gjesti që na bëri dy në një dhe ja ku jemi sot. Mirë them që ka bërë sepse i dha mundësinë Laertit dhe mua që të merrnim një vendim shumë të rëndësishëm’

A është ende e mërzitur me Laertin ajo dhe si u ndje në atë moment kur mori vesh se çfarë kishte vendosur banori?

‘Padiskutim që po. Nuk ka asgjë që e ndryshon. Vendimi i tij shkatërroi çdo gjë. Mora një goditje shumë të madhe dhe u ndjeva e tradhtuar’

Ajo shtoi se:

‘Atë që e ka, e ka ai dhe unë nuk mund t’ia hedh dot poshtë. Është shumë karizmatik dhe anët e tij pozitive nuk mund t’ia hedh unë poshtë. Këtë anën që u tregua besëprerë nuk e kisha menduar ndonjëherë që mund ta bënte tek unë. Ai zgjodhi që vajzën që dashuronte dhe donte në atë shtëpi ta largonte sepse nuk donte ta njihte më’