Sat, Mar 29, 2025

Tiri zbulon banoren që nuk duron në ‘BBVA’, ‘vërejtja’ që Krisa mori nga e ëma

  • PublishedMarch 26, 2025

Tiri zbulon banoren që nuk duron në ‘BBVA’, ‘vërejtja’ që Krisa mori nga e ëma

Tiri dhe Krisa ishin sot të ftuar në “Ftesë në 5”, ku kanë folur për historinë e tyre të dashurisë.

Gjatë intervistës, këngëtari pranoi se Krisa ka një natyrë xheloze dhe se në shtëpinë e ‘BBVA’ ajo doli në origjinë me këtë tipar të vetin.

Ndërkohë të vendosur përballë situatave me tabela, dyshja dakordësoi se banorja që Tiri nuk duron dot është Loredana. Dy ish-banorët zbuluan disa momente romantike nga lidhja e tyre, si kënga e parë që Tiri i ka dërguar Krisës, e cila ka qenë ajo me titull “Sheqer”.

Në përfundim të intervistës, Krisa shtoi se sapo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, mamaja i tërhoqi vëmendjen Krisës se pse i kishte bërtitur aq shumë Tirit.