Sat, Mar 29, 2025

Trajneri i Elbasanit pas ndeshjes: I kemi objektivat e qarta, duam Final Four

  • PublishedMarch 26, 2025

Trajneri i Elbasanit pas ndeshjes: I kemi objektivat e qarta, duam Final Four

Trajneri  i Elbasanit, Gvozdenoviç komentoi fitoren 0-1 ndaj Laçit.

“Sot ishin të rëndësishme vetëm pikët. Gjithmonë këtu është ndeshje e fortë, Laçi i mirë, edhe sot luajti mirë. Sot ndoshta luajti mirë në pjesën e parë, por rezultatin 0-1. Sot kishim nevojë për pikët, kemi edhe 5 finale. Tani do mendoj vetëm për Tiranën.

Sot nuk ishim të kënaqur me 1 pikë. Jemi Elbasani dhe gjithmonë mendojmë për 3 pikët. Sot ishim si do fitojmë. Nuk ishim mirë në fazën sulmuese, ndoshta rrezikoi më shumë Laçi. Kishim përgatitur ndeshjen për kundërsulm, kjo ishte ideja nga fillimi. Dhe nga goditja standarde, sot një gol vendos, ndoshta ishim pak me fat sot.

Deri tani kemi krijuar shumë raste për gol. Musta shënoi shumë gola, por kjo është situate tani. Dhe ndaj Tiranës, nëse shënon Sigi jam i kënaqur. Në 5 javët e fundit janë të rëndësishme vetëm pikët.

Sot Tsage bashkë me Abalorën ishin jashtë sepse një gabim nga ata, ishin me vonesë 15 minuta për drekën. Bashkë me stafin u vendos të jenë jashtë. Të dy ishin në formacion, por pas drekës vendosëm të dalim jashtë nga protokolli.

Kishim provuar në stërvitje, Karimi nuk është tipik nga krahu, është midis linjave. Sot, kur ishim në administrim të topit, kërkova të rrijë midis linjave. Me një mur do shikonim Lajthinë. Kjo ishte ideja dhe pse Karimi ishte gjithmonë si mesfushor.

Jam i kënaqur sepse sot Bruno, Musta, Razak dhe Tsage. Katër lojtarë nga formacioni, jemi të kënaqur nga pankina. Na treguan se jemi gati.

Sot nuk kemi krijuar shumë raste, nuk ishim mirë në fazën sulmuese. Për 3-4 ndeshjet e fundit kishim 4-5 raste për gol dhe nuk kemi shënuar. Kemi nevojë dhe për cilësi përpara, një lojtar si Arsen Lleshi.

Tani kemi 40 pikë, jemi më qetë nga poshtë. Kjo ishte shumë e rëndësishme, pastaj për Final Four do presim nesër që luan Partizani. Do luftojmë deri në fund për Final Four dhe do kujdesemi për poshtë. Çdo javë është e fortë dhe tani gjithmonë jemi me kujdes dhe poshtë dhe do luftojmë për Final Four”, -tha ai.


AlbaniaWeb.net