Valbona eliminohet,refuzon të përcillet nga Laerti apo një pjesë e banorëve te dera
Valbona Mhilli është personazhi që ka lënë Big Brother VIP 4, pas një nominimi të vështirë ‘kokë më kokë’ me Laertin.
Publiku ka vendosur dhe Valbona i jep fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, pa pranuar të përcillet nga banorët e tjerë të shtëpisë ashtu sikurse e do tradita. Të vetmit që e kanë përciellë te dera e kuqe ka qenë Jozi, Gjesti dhe Loredana. Ndërsa insistimit të Laertit për ta takuar, Valbona i është përgjigjur duke thënë: Stop, faleminderit. Suksese.
Laerti: Valbona…
Gjesti: Nuk ka Valbona, kur nuk e ke dashur po ik. Ruaju…
Laerti: Mos na bëj avokatin mbrojtës ti, nuk ke punë në këtë gjë.
Jozi: E pe reagimin?
Valbona: Loredana, të dua shumë dhe shumë suksese…
Gjesti-Laertit: Mos hajde këtu për lojë.
Laerti: Na lërë rehat.
Gjesti: A e ke dashur ndonjëherë?
Jozi-Laertit: Të ishe ai burrë, dilje ti i pari. Dil, pse vjen kot në minute të fundit.
Jozi-Valbonës: Shpirt…
Valbona-Jozit: Forca vëllai, vazhdoje lojën dhe tregou kush je. Jam krenare për ty.
Laerti: Valbona…
Valbona: Suksese Laert…
BIGBROTHERVIPALBANIA