Ardhja e amerikanëve në SPAK, analisti: Prokuroria e Posaçme është institucion që funksionon për shqiptarët! Do të ishte qasje e padrejtë nëse…
Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar në emisionin “Open” ardhjen e përfaqësuesve merikanë të OPDATE në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke thënë se një angazhim nga SHBA për të ndihmuar në hetime, në koordinim për interesat e Amerikës, për interesat e Shqipërisë dhe interesat e luftës kundër krimi dhe korrupsionit.
Por ai shtoi se “nëse duam që SPAK t’ia veshim një fuqi të madhe, e kanë ata në dorë drejtësinë tonë, që na kanë ata në dorë, nuk besoj se është qasje e drejtë”.
Sipas tij SPAK është një institucion që jep llogari para shqiptarëve, funksionon për shqiptarët.
Sejamini: Nëse duam të nxjerrim domethënie politike, domethënia politike është a po merret Trump me Shqipërinë. Jo nuk po merren.
Qeveria amerikane ka patur programe te asistencës në të gjithë botën. Pas ardhjes së Trump në pushtet, u ndërprenë, u rishikuan dhe më pas filluan të liroheshin gradualisht.
Si pasojë e kësaj, u ndërprenë në Shqipëri për një periudhë të caktuar dhe u rikthyen.
Ka një angazhim nga SHBA, teknikisht për SPAK, për të ndihmuar në hetime, në koordinim për interesat e Amerikës, për interesat e Shqipërisë dhe interesat e luftës kundër krimi dhe korrupsionit. Dhe mendoj se këtu fillon dhe mbaron.
Problemi i SPAK është problemi ynë. Vijnë, s’vijnë amerikanët, SPAK është një pushtet, institucion që jep llogari para shqiptarëve, funksionon për shqiptarët, të huajt mund të na ndikojnë deri diku, por në fund të ditës është problemi ynë. Nëse duam t’ia veshim një fuqi të madhe, që na kanë ata në dorë, nuk besoj se është qasje e drejtë.
Pas zgjedhjeve, meqë do zhvishet edhe nga tensionet politike, SPAK duhet urgjentisht të rishohë shumë gjëra në punën e vetë dhe të krijojë një standard drejtësie.